Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Francë - Pritet që Kryeministri ti pezullojë taksat shtesë për karburante

Sipas lajmeve që përcjellin mediat franceze të bazuara në burimet e qeverisë, Kryeministri Philippe do të njoftojë pezullimin e taksave shtesë për karburante.

Francë - Pritet që Kryeministri ti pezullojë taksat shtesë për karburante

Pritet që Kryeministri i Francës, Edouard Philippe të deklarojë pezullimin e taksave shtesë në karburante të cilat protestohen nga “Jelekët e verdhë”.

Sipas lajmeve që përcjellin mediat franceze të bazuara në burimet e qeverisë, Kryeministri Philippe do të njoftojë pezullimin e taksave shtesë për karburante.

Ndërkaq në lajme nuk jepen informacione për sa kohë do të pezullohen këto taksa, ndërsa bëhet e ditur se krahas kësaj do të merren edhe masa tjera.

Protestat e filluara më 17 nëntor nga “Jellekët e verdhë” kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike, u kthyen në protesta më të dhunshme të viteve të fundit në vend.

Protestuesit që përbëhen nga personat që jetojnë në zonat rurale për shkak të qirave të lartë në qendra të qyteteve, nga qeveria me në krye Presidenti Emmanuel Macron kërkojnë uljen e taksave për karburante dhe përmirësimin e kushteve ekonomike.

Kujtojmë se në ngjarjet e jetuara gjatë protestave kanë humbur jetën 2 vetë, ndërsa janë plagosur 1 mijë e 43 të tjerë në mesin e të cilëve 222 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Bëhet e ditur se gjatë trazirave të jetuara në protesta forcat e sigurisë ndaluan 1 mijë e 424 persona.

 


Lajme të ngjashme