NATO dhe Rusia do të bisedojnë në lidhje me Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF)

Ministrat e Jashtëm të 29 vendeve anëtare të Aleancës së Veriatlantikut (NATO) dhe të Rusisë, do të mblidhen në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës më datat 4-5 dhjetor.

1099725
NATO dhe Rusia do të bisedojnë në lidhje me Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF)

Ministrat e Jashtëm të 29 vendeve anëtare të Aleancës së Veriatlantikut (NATO) dhe të Rusisë, do të mblidhen në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës më datat 4-5 dhjetor.

Në deklaratën e tij të bërë në lidhje me rendin e ditës të Mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të NATO-s që do të zgjas dy ditë, Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, bëri të ditur se në rendin e ditës do të jetë Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) i vendosur në vitin 1987 mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik e i cili u vazhdua me Rusinë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

“Rusia zhvilloi, prodhoi dhe vendosi një raketë të re. Kjo raketë është e lëvizshme dhe është shumë vështirë të zbulohet. Ajo gjithashtu ka kapacitet bërthamor. Raketa mund të arrijnë qytetet evropiane brenda një periudhe paralajmëruese të shkurtër ose pa paralajmërim. ShBA-ja i përmbahet plotësisht marrëveshjes së INF-së. Në Evropë nuk ka raketa të reja të ShBA-së, por janë të pranishme raketat ruse”, bëri të ditur Sekretari Stoltenberg.

Ai shtoi se në rendin e ditës do të jetë edhe tensionimi mes Ukrainës dhe Rusisë në Detin Azov.

Duke vënë në dukje se ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s do të takohen edhe me ministrat e Jashtëm të Gjeorgjisë dhe Ukrainës, Stoltenberg tha se këto dy vende po ballafaqohen me vështirësi serioze të sigurisë me burim nga Rusia.

“Rusia ka kapur anijet dhe marinarët ukrainas në Ngushticën e Kerçit. Përdorimi i kësaj force nuk ka asnjë justifikim. Ne bëjmë thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje. Rusia duhet ti lirojë anijet dhe marinarët ukrainas dhe duhet të lejojë qarkullimin e lirë në det. Nuk duhet të pengohet qasja në portet ukrainase në Detin Azov”, tha Stoltenberg.

Ai gjithashtu shtoi se ministrat e Jashtëm gjithashtu do të shqyrtojnë kërcënimet e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut, ndërsa do ti bëjnë një vlerësim edhe mbështetjes së dhënë partnerëve në këto rajone.



Lajme të ngjashme