Trudeau i kërkon Princit Selman përgjigje në pyetjen në lidhje me vrasjen e Khashoggit

Sipas lajmit që përcjell transmetuesi zyrtar i Kanadasë, kanali televiziv “CBC”, Kryeministri Trudeau gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Liderëve të G-20-ës në Argjentinë pati një takim të shkurtë me Princin Selman.

Trudeau i kërkon Princit Selman përgjigje në pyetjen në lidhje me vrasjen e Khashoggit

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau kërkoi nga Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman të përgjigjet në pyetjet lidhur me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Sipas lajmit që përcjell transmetuesi zyrtar i Kanadasë, kanali televiziv “CBC”, Kryeministri Trudeau gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Liderëve të G-20-ës në Argjentinë pati një takim të shkurtë me Princin Selman.

Duke kërkuar nga Princi i Kurorës që të përgjigjet në pyetjet lidhur me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, Kryeministri kanadez tha se “Kemi nevojë për përgjigje më të mira në lidhje me vrasjen e Jamal Khashoggit”.

Trudeau gjithashtu bëri të ditur se duhet të lirohet edhe aktivisti saudit, Raif Bedevi.

Takimi i Trudeau dhe Princit të Kurorës Bin Selman ishte i pari pas krizës diplomatike mes dy shteteve, e cila shpërtheu në gusht pas arrestimit të disa aktivistëve për të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite.

Pas vrasjes mizore të gazetarit Jamal Khashoggi, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Muhammed Bin Selman është në objektiv të kritikave.

Pretendohet se Agjencia Qendrore e Inteligjencës amerikane (CIA) ka ardhur në përfundim se urdhrin për vrasjen e Khashoggit e ka dhënë Princi Selman.

 


Lajme të ngjashme