Samiti i dytë ShBA-Koreja e Veriut mund të mbahet në janar apo shkurt

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi se në muajin janar apo në shkurt mund të zhvillojë takim me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Gjatë kthimit në Washington nga Samiti i Liderëve G20 të mbajtur në Argjentinë, Trump në avion iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ku sinjalizoi për një samit të dytë me liderin koreanoverior.

Në lidhje me pyetjen se a mund të ketë një takim tjetër me Kim, Trump tha se “mendoj se në muajin janar apo shkurt do të zhvillojmë një takim”.

Ndërkaq në lidhje me pyetjen se ku do të mbahet samiti, Trump tha se “po flitet për 3 vende, por që aktualisht ende nuk është përcaktuar vendi”.

Trump për pyetjen e drejtuar nëse do të ftojë liderin koreanoverior në SHBA, Trump tha se “Në një pikë, po”.

Zyra presPidenciale e Koresë së Jugut, ka pritur me kënaqësi deklaratat në fjalë të Presidentit Trump, duke thënë se “shihet qartë” një samit i dytë në mes të Trumpit dhe Kimit.

Trump dhe lideri koreanoverior më 12 qershor u takuan në Singapor. Pas këtij samiti u arrit një marrëveshje për pastrimin e Koresë së Veriut nga armët bërthamore. (AA)

Lajme të ngjashme