Protestat e "Jelekëve të verdhë" përhapen edhe në Holandë

Pas thirrjeve të bëra nëpërmjet rrjeteve të mediave sociale, "Jelekët e verdhë" organizuan protesta kundër qeverisë në qytete e ndryshme të vendit si Haga, Nijmegen, Maastricht, Alkmaar, Leeuwarden dhe Groningen.

1098826
Protestat e "Jelekëve të verdhë" përhapen edhe në Holandë
hollanda sari yelekliler2.jpg
hollanda sari yelekliler1.jpg

Protestat e "Jelekëve të verdhë", që fillimisht nisën në Francë kundër rritjes së çmimeve të karburantit, tani janë përhapur edhe në Holandë.

Pas thirrjeve të bëra nëpërmjet rrjeteve të mediave sociale, "Jelekët e verdhë" organizuan protesta kundër qeverisë në qytete e ndryshme të vendit si Haga, Nijmegen, Maastricht, Alkmaar, Leeuwarden dhe Groningen.

Në protestat e organizuara para godinës së Parlamentit në Hagë morën pjesë rreth 200 protestues të “Jelekëve të verdhë”.

Policia urdhëroi protestuesit e mbledhur të shkonin në drejtim të Sheshit Malieveld pasi nuk kishin marrë leje për të protestuar, ku një pjesë e protestuesve u largua, ndërkaq një grup tjetër insistoi të marshojë përreth Parlamentit.

 

Policia paralajmëroi protestuesit që nuk zbatuan urdhrin për tu larguar para godisë së Parlamentit dhe të shkojnë në sheshin e caktuar, ndërsa nga protestuesit kërkoi të heqin jelekët e verdhë dhe ti japin fund protestës, në të kundërtën do të ndërmerren masa ndaj tyre.

Protestuesit këmbëngulën të mos shkojnë në shesh me dhunë policore, por hoqën jelekët dhe i dhanë fund protestës para Parlamentit.

Në protestat në mbarë vendin policia ka arrestuar katër persona për fyerje ndaj policisë pas të cilit ata tentuan të kamuflohen duke i hequr jelekët.

Protestuesit e mbledhur nën emrin “Jelekët e verdhë” filluan së pari me protesta në Francë dy javë më parë kundër rritjes së çmimeve të karburanteve mbi 20 për qind brenda një viti.

Të premten protestat e “Jelekëve të verdhë” për herë të parë u përhapën edhe në Belgjikë, gjatë të cilave ka patur dhunë.

 


Lajme të ngjashme