Bahrejn - Komandanti i Forcave Detare të ShBA-së gjendet i vdekur në banesën e tij

Admirali Scott Stearney, komandanti i Flotës së 5-të të SHBA me seli në Bahrejn, u gjet i vdekur në banesën e tij.

Bahrejn - Komandanti i Forcave Detare të ShBA-së gjendet i vdekur në banesën e tij

Admirali Scott Stearney, komandanti i Flotës së 5-të të SHBA me seli në Bahrejn, u gjet i vdekur në banesën e tij.

Marina amerikane u prononcua në lidhje me çështjen nëpërmjet llogarisë në median sociale Twitter.

Në prononcim, ku i jepet vend opinionit të komandantit të Operacioneve Detare të ShBA-së, admirali, John Richardson, thuhet se admirali Stearney shefi i Forcave Detare të ShBA-së në Lindjen e Mesme, u gjet i vdekur në banesën e tij në Bahrejn.

Admirali Richardson nuk bëri deklarata në lidhje me arsyen e vdekjes së komandantit amerikan.

Ai tha se aktualisht nuk qëndrohet mbi mundësinë e vrasjes, ndërsa shtoi se hetimet po vazhdojnë edhe me mbështetjen e autoriteteve të Bahrejnit.



Lajme të ngjashme