ShBA – Ka ndërruar jetë ish-presidenti Baba Bush

Sipas një njoftimi të familjes, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), George Herbert Walker Bush ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare në Teksas.

1098522
ShBA – Ka ndërruar jetë ish-presidenti Baba Bush

Lajmi për vdekjen e George Herbert Walker Bush, presidentit të 41-të të ShBA-së, i cili ndryshe njihet edhe si "Babai Bush", është dhënë nëpërmjet një deklarate të shkruar nga djali i tij, presidenti i 43-të i ShBA-ve George W. Bush.

Njoftohet se Baba Bushi ka vdekur në qytetin Hjuston të shtetit të Teksasit, ku prej disa kohësh ishte duke u trajtuar për parkinson vaskular.

Në deklaratën e presidentit të 43-të, George W. Bush thuhet se "Jeb, Neil, Marvin, Daro dhe unë njoftojmë me keqardhje se babai ynë Bush vdiq pas 94 vitesh të mrekullueshme të jetës së tij. George H.W. Bush kishte një karakter të lartë dhe ishte babai më i mirë që mund të dëshironte një djalë".

Bush kishte qëndruar në Zyrën Ovale (Shtëpia e Bardhë) ndërmjet viteve 1989 - 1993 dhe ai zuri një vend të veçantë në histori si presidenti amerikan në detyrë në fund të periudhës së Bashkimit Sovjetik.



Lajme të ngjashme