Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Putin paralajmëron ShBA për tërheqjen nga Traktati Bërthamor

Tërheqja e ShBA-së nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) mund të nxisë një "garë të re të pakontrollueshme të armëve", tha Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në Buenos-Ajres, ku ndodhet për Samitin e G20-s.

Putin paralajmëron ShBA për tërheqjen nga Traktati Bërthamor

Duke folur në Samitin e Liderëve të G20-s, që mbahet në kryeqytetin argjentinas Buenos-Ajres, Putini tha: Plani i administratës së Uashingtonit për t’u tërhequr nga “Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi (INF), i vitit 1987, i mbetur që nga koha e Luftës së Ftohtë, bart me vete rrezikun e një gare së pakontrollueshme të armëve."

Pavarësisht se është tërhequr, lideri rus i bëri apel ShBA-së për garantimin e një marrëveshjeje nukleare me Iranin, me synimin për të parandaluar kështu një tension të ri në lidhje me programin bërthamor të Teheranit”, si dhe përshëndeti dialogun ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut.

Ultimatumet që ShBA-ja i jep udhëheqjes së Pyongyang-ut mund të pengojnë marrëveshjen e arritura deri më tani, vlerësoi Putin.

Presidenti amerikan, Donald Trump kishte paralajmëruar tërheqjen nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), që është nënshkruar në të kaluarën mes vendit të tij dhe Rusisë.

“Ne ishim pala që qëndruam në marrëveshje dhe e respektuam atë, por për fat të keq Rusia nuk e respektoi marrëveshjen, për këtë arsye ne do t’a anulojmë dhe do të tërhiqemi nga marrëveshja”, kishte thënë Trump.

Marrëveshja (INF) ishte nënshkruar në vitin 1987 në Uashington me synimin për të mbrojtur ShBA-në dhe aleatët e saj në Evropë dhe Lindjen e Largët.

Marrëveshja u ndalon Rusisë dhe Amerikës blerjen, prodhimin dhe testimin e raketave të orientuara që hidhen nga toka dhe kanë një rreze veprim nga 300 deri në 3.400 milje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) e akuzojnë Rusinë për shkelje të shpeshtë të kësaj marrëveshjeje.

 


Lajme të ngjashme