Francë – “Jelekët e verdhë” vazhdojnë valën e tretë të protestave

Për rreth 10 ditë në mbarë Francën organizohen protesta kundër rritjes së çmimeve të benzinës dhe naftës me pjesëmarrjen e qindra-mijëra manifestuesve, të njohur ndryshe si “Jelekët e Verdhë”, për shkak të jelekëve fluoreshentë që ata mbajnë veshur.

Francë – “Jelekët e verdhë” vazhdojnë valën e tretë të protestave

Për rreth 10 ditë në mbarë Francën organizohen protesta kundër rritjes së çmimeve të benzinës dhe naftës me pjesëmarrjen e qindra-mijëra manifestuesve, të njohur ndryshe si “Jelekët e Verdhë”, për shkak të jelekëve fluoreshentë që ata mbajnë veshur.

Vala e tretë e protestave të “Jelekëve të Verdhë”, të cilët protestojnë rritjen e çmimit të karburantit të Francë, filloi me mjaft dinamizëm këtë fundjavë.

Policia ndërhyri në protestat e organizuara në rrugën “Champs-Elysees” të Parisit.

“Taksa shtesë për karburantet ka qenë zhvillimi i fundit negativqë ka derdhur kupën. Njerëzit janë në rrugë, sepse ata kanë ndjenjën e një padrejtësie serioze dhe të thellë. Taksat detyrohen t’i paguajnë përherë njerëzit e së njëjtës shtrese, ndërsa për shtresat e larta që kanë para dhe për kompanitë e mëdha nuk ka taksa. Prandaj njerëzve iu sos durimi ndaj politikave të Macronit dhe vërshuar rrugëve. Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e Macronit. Por ata kanë edhe kërkesa të tjera përveç kësaj”, deklaroi koordinatori i “Jelekëve të Verdhë” për kryeqytetin francez.

Manifestuesit janë organizuar nën emrin “Jelekët e Verdhë” dhe kanë rreth 10 ditë që organizojnë protesta në mbarë vendin për shkak të rritjes së çmimit të naftës me më shumë se 20% gjatë vitit të fundit.

Edhe të shtunën protestuesit krijuan një pikë takimi në sheshin e kryeqytetit dhe filluan të mblidhen këtu që në orët e para të ditës.

Përplasja me policinë ishte e pashmangshme kur rreth 600 protestues tentuan të çajnë brezin e sigurisë. Policia ndërhyri duke përdorur ujë me presion.

Raportohet se disa protestues i kishin nxjerrë jelekët me qëllim për t’u mos u deshifruar.

Forcat e rendit kanë vënë në pranga 16 protestues.

Gjatë protestave shumë dyqane dhe zyra në rrugët e njohura të Parisit pësuan dëme materiale, ndërsa janë bllokuar hyrjet-daljet e shumë depove të karburantit në mbarë vendin.

Për arsye sigurie janë mbyllur për publikun teatrot dhe muzetë që ndodhen përreth bulevardit “Champs-Elysees”.

 


Lajme të ngjashme