Erdogan dhe Trump u takuan në G20

Presidenti Erdogan ka realizuar të shtunën një takim me homologun e tij amerikan Donald Trump në kuadër të Samitit të Liderëve të G20-s në kryeqytetin argjentinas, Buenos-Ajres.

1098676
Erdogan dhe Trump u takuan në G20

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump janë takuar në Samitin e Liderëve të G20-s në Argjentinë.

Takimi është mbajtur pa praninë e mediave dhe ka zgjatur 50 minuta.

Vlerësohet që liderët në këtë takim të kenë shtruar për diskutim në tryezë zhvillimet rajonale, me theks të veçantë Sirinë, si dhe zhvillimet ndërkombëtare.

Në kuadër të samitit të G20-s Erdoan dhe Trump kishin pasur edhe të premte një bashkëbisedim në këmbë.



Lajme të ngjashme