Argjentinë – Vazhdon Samiti i Liderëve të G20-s

Në samit marrin pjesë 19 liderë dhe 15 mijë vetë, edhe delegacione nga Bashkimi Evropian dhe punimet ndiqen nga mbi tre mijë gazetarë nga mbarë bota.

erdogan-cinping.jpg
erdogan- pinera.jpg
mark rutte-erdogan.jpg
erdogan- macri.jpg
arjantin g-20-1.jpg
Erdogan u takua me Presidentin e Kilit, Sebastian Pinera
Erdogan u takua me Presidentin e Kilit, Sebastian Pinera

Takimi u mbajt në kuadër të Samitit të Liderëve të G20-s, që organizohet në Buenos-Ajres të Argjentinës.

Kryesuesi i radhës së samitit dhe Presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri, priti mysafirët në sallën e panaireve Costa Salguero.

  • Macri: Për problemet globale, nevojiten zgjidhje globale
  • Putin: Tërheqja e ShBA-ve nga Traktati INF mund të shkaktojë garë armësh
  • Macron bisedë me princin saudit, kërkon ekspertë ndërkombëtarë për Khashoggin
  • Samiti i G20-tës, presidenti Erdogan takon liderin kinez dhe atë holandez

Pas pritjes, liderët morën pjesë në mbledhjen me temë "E ardhmja e drejtë dhe e qëndrueshme", e cila u zhvillua pa praninë e mediave.

Pas mbledhjes, Macri priti liderët me ceremoni zyrtare. Presidenti Erdoan bisedoi në këmbë me homologun e tij.

Më pas u bë fotografia familjare.

Para se të fillonte sesioni i parë Presidenti Erdoan pati një bashkëbisedim në këmbë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Ameirkës (ShBA), Donald Trump. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kallën (Kalın) dhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).

Në kuadër të kontakteve dypalëshe Presidenti Erdoan realizoi takime edhe me Kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe Kryetarin e Shtetit të Kinës, Xi Jinping.

Krahas Kryetarit të Shtetit të Kilit, Sebastian Pinera, Erdoan u takua edhe me Presidentin e Brazilit Michel Temer dhe Kryeministren e Anglisë, Theresa May.

Në këto takime morën pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu, ministri i Thesarit dhe Financave Berat Allbajrak (Albayrak), ministrja e Tregtisë Ruhsar Pekxhan (Pekcan), zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kallën (Kalın) dhe Drejtori i Komunikimit të Presidencës Fahrettin Altun.

Në mbrëmje liderët pjesëmarrës në samit dhe bashkëshortet e tyre ndoqën shfaqjen teatrin historik Colon të Argjentinës. Liderët ndoqën me interes shfaqjen, ku çështje të ndryshme si emigracioni, klima, identiteti etnik dhe diversitetet kulturore ishin trajtuar duke i zbukuruar me kërcim dhe muzikë.

Më pas Presidenti Erdoan dhe Zonja e Parë Emine Erdoan morën pjesë në darkën e liderëve të G20-s.

Para darkës zyrtare liderët dhe bashkëshortet bënë të gjithë së bashku një fotografi familjare.

Presidenti Erdoan takimet me liderët në Argjentinë do ti vazhdojë edhe sot.

Dita e dytë dhe e fundit e samitit do të fillojë me sesionin "Krijimi i konsensusit - Zhvillimi i qëndrueshëm dhe qëndrueshmëria e klimës". Ky sesion pritet të zgjasë një orë e gjysmë, ndërsa më pas do të mbahet sesioni i tretë dhe i fundit i samitit. Tema e sesionit të tretë është "Përvetësimi i mundësive - Infrastrukura, energjia dhe e ardhmja e qëndrueshme e ushqimit".

Samiti do të përfundojë me nënshkrimin e deklaratës së liderëve të G20-tës, prezantimin e kryeministrit të Japonisë Shinzo Abe për G20 në vitin 2019, si dhe me fjalimin përmbyllës të presidentit të Argjentinës, Macri.

Samiti do të ndiqet nga mbi tre mijë gazetarë nga mbarë bota, ndërsa marrin pjesë 19 liderë dhe 15 mijë persona, në mesin e të cilëve edhe delegacione nga Bashkimi Evropian (BE).

Buenos-Ajres janë marrë masa të gjera të sigurisë, ndërsa në anën tjetër janë organizuar shumë protesta për shkak të G20-tës. Gjatë samitit do të jenë të angazhuar mbi 20 pjesëtarë të zbatimit të ligjit. Në qytet gjashtë zona janë mbyllur për trafikun, kurse në transportin publik ndodhin ndërprerje për shkak të masave të sigurisë.



Lajme të ngjashme