Anglia i kërkon A.Saudite bashkëpunim të plotë me autoritetet turke

Në takimin që pati në Buenos-Ajres, kryeministrja britanike, Theresa May i bëri thirrje Princit të Kurorës Saudite Muhamed bin Salman për të pasur një bashkëpunim të plotë me Turqinë në hetimin e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

1098487
Anglia i kërkon A.Saudite bashkëpunim të plotë me autoritetet turke

Në takimin që pati në Buenos-Ajres, kryeministrja britanike, Theresa May i bëri thirrje Princit të Kurorës Saudite Muhamed bin Selman për të pasur një bashkëpunim të plotë me Turqinë në hetimin e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit të Anglisë, të premten Theresa May pati një takim me princin kurorës të Arabisë Saudite, bin Selman në kuadër të Samitit të G20-s që zhvillohet në Buenos-Ajres të Argjentinës.

“Në takim Kryeministrja May theksoi rëndësinë e sigurimit të llogaridhënies për përgjegjësit e vrasjes së tmerrshme të Jamal Khashoggi”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë, ndërsa shtohet se May ka kërkuar gjithashtu nga Arabia Saudite që të krijonte besim duke ndërmarrë hapat e nevojshëm për të parandaluar përsëritjen e një “ngjarjeje të tillë të trishtuar”.

Sipas deklaratës May ka folur në takim edhe për hapat që ka hedhur Arabia Saudite në lidhje me rastin Khashoggi, pas vizitës që realizoi në këtë vend më 12 nëntor ministri i jashtëm britanik Jeremy Hunt.

“Kryeministrja (May) e inkurajoi princin saudit Bin Selman që të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet turke dhe të sigurojë që hetimet në të dyja vendet të japin një përfundim të pranueshëm", vijon komunikata e Zyrës së Kryeministrit të Anglisë

“Që përgjegjësit të japin plotësisht llogari ka nevojë për një transparencë të plotë në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe kush është përgjegjësi në këtë vrasje”, ka theksuar gjithashtu May në takim, duke i rikujtuar bashkëbiseduesit se të njëjtën pritje ajo ia kishte përcjellë dhe Mbretit Selman bin Abdulaziz, në takimin që kishte pasur me të më 24 tetor.

Në vijim komunikata thotë se në takimin me bin Selman, kryeministrja britanike ka bërë thirrje për ti dhënë urgjentisht fund konfliktit në Jemen dhe për të përmirësuar gjendjen e miliona njerëzve që përballen me urinë.

Gjithashtu May ka kërkuar nga Arabia Saudite që ti ofrojnë mbështetje konkrete Përfaqësuesit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara, Martin Griffith dhe për të bërë përparim në negociatat që do të zhvillohen në Stokholm, përfundon komunikata.

 



Lajme të ngjashme