Belgjikë – “Jelekët e Verdhë” nisin protesta edhe në Bruksel

“Jelekët e Verdhë” filluan të premten demonstrata edhe në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës, ku ndodhen selitë e disa institucioneve të rëndësishme si Bashkimi Evropian dhe NATO-ja...

1098318
Belgjikë – “Jelekët e Verdhë” nisin protesta edhe në Bruksel
bruksel.JPG
bruksel.JPG
bruksel.JPG

“Jelekët e Verdhë” filluan të premten demonstrata edhe në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës, ku ndodhen selitë e disa institucioneve të rëndësishme si Bashkimi Evropian dhe NATO-ja.

Në përgjigje të thirrjeve në mediat sociale, mijëra persona të veshur me jelekë të verdhë organizuan protesta në zona të ndryshme të Brukselit.

Manifestuesit protestuan rritjen e çmimit të karburanteve dhe politikat ekonomike të qeverisë, kurse në qendër të qytetit, në bulevardin “Avenue des Arts”, u përplasën me forcat policore.

Qindra demonstrues, të cilët u përballën me ndërhyrjen e policisë me ujë me presion, hodhën slogane antiqeveritare nga më të ndryshmet. Në përpjekje për të ngritur barrikada që të pengonin afrimin dhe ndërhyrjen e forcave të sigurisë, “Jelekët e Verdhë” ndezën pishtarë dhe shpërthyen bomba zhurmuese. Protestat shkaktuan vonesa në transportin publik dhe mbingarkim të trafikut rrugor. Hera-herës pati edhe bllokime të arterieve kryesore të Brukselit.

Të organizuar në Francë nën emërtimin “Jelekët e Verdhë”, manifestuesit protestojnë prej gati dy javësh në shkallë vendi rritjen më shumë se 20 për qind të çmimit të karburanteve gjatë vitit të fundit.

Më parë, “Jelekët e Verdhë” kanë organizuar protesta në zonën frankofone Valon të Belgjikës duke njoftuar gjithashtu transformimin e tyre në forcë politike brenda një kohe të shkurtër.

Ndërsa të premten, demonstratat e grupit “Jelekët e Verdhë” prekën për herë të parë edhe Brukselin.



Lajme të ngjashme