ShBA - Pompeo dhe Mattis sot do të informojnë Senatin në lidhje me rastin Khashoggi

Gjatë seancës në fjalë, administrata e Trumpit për herë të parë me Senatin do të ndajë në mënyrë të drejtpërdrejt informatat dhe vlerësimet në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

ShBA - Pompeo dhe Mattis sot do të informojnë Senatin në lidhje me rastin Khashoggi

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis gjatë seancës së planifikuar në Senat sot do t’i informojnë senatorët në lidhje me rastin e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Gjatë seancës në fjalë, administrata e Trumpit për herë të parë me Senatin do të ndajë në mënyrë të drejtpërdrejt informatat dhe vlerësimet në lidhje me vrasjen e Khashoggit.

Ndërkaq ende nuk është bërë e ditur se a do të marrë pjesë në seancë Drejtorja e Agjencisë Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA), Gina Haspel, e cila erdhi në Stamboll me direktivat e Presidentit Trump dhe mori informatat dhe dokumentet në lidhje me vrasjen e Khashoggit.

Sipas lajmeve që zënë vend në mediat amerikane, Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron që Haspel të marrë pjesë në seancë dhe për këtë arsye pretendohet se Drejtorja e CIA-së nuk do të dalë para senatorëve.

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton në përgjigje të një pyetje në lidhje me çështjen mbrojti qëndrimin se pretendimet që Shtëpia e Bardhë pengon Haspel të paraqitet në Senat nuk e pasqyrojnë të vërtetën.

 

Bolton, i cili iu shmang përgjigjeve në pyetje tjera në lidhje me çështjen, bëri të ditur se deklaratat në lidhje me vrasjen e Khashoggit të bëra më herët janë ende të vlefshme.

Gjatë seancës në fjalë, krahas vrasjes së Khashoggit pritet të shqyrtohen edhe marrëdhëniet ShBA-Arabia Saudite dhe kriza humanitare në Jemen.

Në lajmet e publikuara më herët në media u pretendua se Haspel ka dëgjuar regjistrat në audio të vrasjes së Khashoggit.

Mediat amerikane gjithashtu në lajmet e tyre të bazuara në deklaratat e disa zyrtarëve amerikan që u prononcuan në kushte anonimiteti, bëjnë të ditur se CIA ka ardhur në përfundim që urdhri për vrasje ka ardhur nga Princi Trashëgimtar i Arabisë Saudite, Muhammed Bin Selman.



Lajme të ngjashme