Estoni - NATO zhvillon stërvitje 3-ditore për mbrojtjen kibernetike

Aleanca e veriatlantikut, NATO po realizon në Estoni stërvitjen e 11-të më gjithëpërfshirëse për mbrojtjen kibernetike, e cila njihet si "Stërvitja e Koalicionit Kibernetik”.

Estoni - NATO zhvillon stërvitje 3-ditore për mbrojtjen kibernetike

Stërvitja zhvillohet në qytetin Tartu të Estonisë me pjesëmarrjen e aleatëve dhe partnerëve të NATO-s si dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian (BE) si dhe të rretheve akademike. Njoftohet se stërvitja do të zgjasë 3 ditë

Qëllimi kryesor i stërvitjes, ku marrin pjesë rreth 700 vetë, është rritja e aftësisë së NATO-s për të mbrojtur rrjetin e saj dhe rrjetet kombëtare të anëtarëve të saj kundër kërcënimeve të mundshme.

Në kuadër të "Stërvitjes së 11-të të Koalicionit Kibernetik", i cili synon të zhvillojë gjithashtu edhe bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet NATO-s dhe aleatëve, do të zhvillohen operacione ushtarake në fushën kibernetike.

"Kërcënimet kibernetike për Aleancën tonë janë bërë më të shpeshta dhe më shkatërruese. Një sulm kibernetik që do të bëhej kundër një aleati do të na prekte të gjithëve, kështu që zhvillimi i mbrojtjes kibernetike për NATO-n është kthyer në një çështje prioritare", thuhet në një deklaratë me shkrim të lëshuar nga NATO në lidhje me këtë stërvitje.

Në Samitin e Varshavës, mbajtur në vitin 2016, aleanca e Atlantikut të Veriut e kishte përcaktuar fushën kibernetike si një fushë të re operacioni krahas fushave tokë, ajër dhe det.



Lajme të ngjashme