Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Putin shprehet i shqetësuar nga vendimi i Ukrainës për shtetrrethim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Putin shprehet i shqetësuar nga vendimi i Ukrainës për shtetrrethim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjatë bisedës telefonike me Kancelaren gjermane, Angela Merkel shprehu shqetësimin e tij në lidhje me shpalljen e shtetrrethimit në Ukrainë.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Zyra për Informim e Kremlinit thuhet se të dy liderët zhvilluan një bisedë telefonike në lidhje me tensionimin e jetuar mes Rusisë dhe Ukrainës në Ngushticën e Kerçit në Detin Azov.

Putin e akuzoi Ukrainë për shkeljen e të drejtës ndërkombëtare, ndërsa shprehu shqetësimin e thellë nga shpallja e shtetrrethimit dhe nga ngritja e nivelit të gatishmërisë së ushtrisë për luftë.

Gjatë bisedës së zhvilluar me iniciativën e palës gjermane, Presidenti Putin tha se “Shpresojmë që Gjermania do të ndikojë tek udhëheqja e Kievit për ti parandaluar vendimet e nxituara”.

Pas ndërhyrjes së armatosur të luftanijeve ruse ndaj atyre ukrainase në Ngushticën e Kerçit në Detin Azov, Kievi zyrtarë mbrëmë mori vendim për shpalljen e gjendjes së shtetrrethimit në vend.

 


Lajme të ngjashme