Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Parlamenti i Ukrainës miratoi dekretin presidencial për vendosjen e shtetrrethimit

Parlamenti i Ukrainës miratoi dekretin e Presidentit Petro Poroshenko me të cilin parashikohet vendosja e shtetrrethimit në vend me kohëzgjatje 30 ditë.

Parlamenti i Ukrainës miratoi dekretin presidencial për vendosjen e shtetrrethimit

Parlamenti i Ukrainës miratoi dekretin e Presidentit Petro Poroshenko me të cilin parashikohet vendosja e shtetrrethimit në vend me kohëzgjatje 30 ditë.

Sipas dekretit të miratuar me votën e 276 prej 330 deputetëve, gjendja e shtetrrethimit do të fillojë të mërkurën, më 28 nëntor në orën 09:00 sipas orës lokale.

 

Shtetrrethimi, që do të zbatohet në disa pjesë të vendit, duke përfshirë edhe zonat kufitare të Rusisë dhe Transdniestrit, do ti kufizojë disa të drejta dhe liritë themelore të përcaktuara në 11 nene të ndryshme të kushtetutës.

Në mesin e neneve për të cilat do të mund të vendosen kufizime janë liria e komunikimit, imuniteti individual dhe i jetës familjare, liria e banimit, liria e mendimit dhe shprehjes, e drejta për zgjedhje dhe referendum, e drejta për miting dhe protesta si dhe të drejtat ekonomike dhe arsimore.   

 

Të dielën më 25 nëntor luftanijet ruse ndërhynë ndaj tre luftanijeve ukrainase që u nisën nga porti i Ukrainës, Odesa për të shkuar në portin Mariupol në afërsi të Ngushticës së Kerçit në Detin Azov, me arsyetimin se kishin shkelur ujërat territoriale ruse.

Presidenti Petro Poroshenko mbajti një mbledhje me Këshillin e Sigurimit Kombëtar dhe të Mbrojtjes pas së cilës nënshkroi dekretin për vendosjen e shtetrrethimit në vend.



Lajme të ngjashme