SHBA – Plotësisht nën kontroll zjarret në pyjet e Kalifornisë

Zjarret pyjore që kanë vazhduar prej 8 nëntorit në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë vënë plotësisht nën kontroll që nga mëngjesi i ditës së diel, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 85 veta...

SHBA – Plotësisht nën kontroll zjarret në pyjet e Kalifornisë

Zjarret pyjore që kanë vazhduar prej 8 nëntorit në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë vënë plotësisht nën kontroll që nga mëngjesi i ditës së diel, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 85 veta.

Siç bën të ditur shtypi amerikan, zjarret në pyjet e Kalifornisë janë shuar plotësisht nga mëngjesi i së dielës, ndërkohë që bilanci i viktimave është rritur në 85 me gjetjen edhe të 2 trupave të pajetë.

Po ashtu theksohet se si pasojë e zjarreve 251 persona rezultojnë ende të zhdukur duke thelluar kështu shqetësimet për një rritje të mundshme të numrit të viktimave.

Zjarret që nisën me 8 nëntor në rajonin Paradise, në veri të Kalifornisë, kanë shkatërruar rreth 14 mijë shtëpi, 514 biznese dhe 4.256 objekte të tjera.

Ai përfshiu rreth 620 km2 duke arritur sipërfaqen e Çikagos.

Kjo fatkeqësi është regjistruar në historinë e Kalifornisë si "zjarri më i madh pyjor dhe me më shumë humbje jetësh". / AA



Lajme të ngjashme