OBI dënon ashpër sulmet e terrorit në Afganistan, Pakistan dhe Niger

Organizata e Bashkëpunimit Islam dënoi ashpër sulmet e terrorit në provincën Host të Afganistanit, qytetin Karaçi të Pakistanit dhe sulmin terrorist në Niger.

OBI dënon ashpër sulmet e terrorit në Afganistan, Pakistan dhe Niger

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) dënoi ashpër sulmet e terrorit në Afganistan, Pakistan dhe Niger.

Në komunikatën e lëshuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islam u tërhoq vëmendja në sulmet e terrorit të ndërmarra më 23 nëntor ndaj një xhamie në provincën Host të Afgansitanit dhe më 20 nëntor ndaj ceremonisë së organizuar me rastin e Natës së Mirë të Mevludit, ku thuhet: “Këto sulme të tmerrshme që në objektiv morën civilët e pafajshëm dhe xhematin që falte namaz në xhami duhet të ndalojnë, ndërsa përgjegjësit të paraqiten para drejtësisë”.

Ndërkaq në një komunikatë tjetër të bërë në lidhje me sulmet e terrorit ndaj Konsullatës kineze në qytetin Karaçi të Pakistanit dhe sulmin e ndërmarrë në qytetin Orakzai kërkohet të fillohet me hetime që përgjegjësit të paraqiten para drejtësisë.

Ndërsa në një prononcim të bërë nga OBI u dënua ashpër edhe sulmi i organizatës terroriste Boko Haram i ndërmarrë ndaj një kampi të refugjatëve në fshatin Toumour në lindje të Nigerit.

Në deklaratë në mes tjerash u dënua ashpër sulmi në fjalë, ku humbën jetën 6 punonjës teknik, ndërsa i njëjti u cilësua si “sulm terrorist”.

 


Lajme të ngjashme