Trump: Asnjë emigrant nga Amerika Qendrore s’do të hyjë në SHBA pa vendimin e gjykatës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se asnjë person nga karvani prej 7 mijë emigrantësh, të cilët janë nisur nga Amerika Qendrore për të mbërritur në vendin e tij, nuk do të hyjë në SHBA pa miratimin e gjykatës...

trump.jpg
abd meksika gocmen.JPG

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se asnjë person nga karvani prej 7 mijë emigrantësh, të cilët janë nisur nga Amerika Qendrore për të mbërritur në vendin e tij, nuk do të lejohet të hyjë në SHBA pa miratimin e gjykatës.

Donald Trump ka publikuar në rrjetin social “Twitter” një mesazh në lidhje me emigrantët që kanë mbërritur në kufirin jugor të SHBA-së nga Amerika Qendrore.

“Emigrantët në kufirin jugor nuk do të pranohen në SHBA deri sa kërkesat e tyre të miratohen individualisht në gjykatë. Ne do të lejojmë vetëm ata që hyjnë në vendin tonë ligjërisht. Përveç kësaj, politika jonë shumë e fortë është ‘Kap dhe Arresto’, jo ‘Lëshim’ në SHBA”, ka shkruar kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Pasi ka thënë se emigrantët do të qëndrojnë në Meksikë, Trump ka potencuar gjithashtu se nëse do të jetë e nevojshme, kufijtë jugorë të vendit të tij do të mbyllen plotësisht.

“Nuk ka asnjë rrugë tashmë, pas dekadash abuzimi, që SHBA-ja të tolerojë këtë situatë të kushtueshme dhe të rrezikshme”, ka shtuar ai në mesazhin e tij në “Twitter”.

Sipas një lajmi të së përditshmes “The Washington Post”, administrata Trump ka arritur një marrëveshje me qeverinë e re që do të marrë pushtetin në Meksikë, e cila parashikon që emigrantët të cilët dëshirojnë të kërkojnë azil në SHBA, do të presin në Meksikë derisa të kryhen procedurat ligjore nga punonjësit e sigurisë kufitare të SHBA-së.

Megjithatë pretendimi i gazetës amerikane është hedhur poshtë nga kandidatja për postin e Ministrit të Punëve të Jashtme në qeverinë e re meksikane, Olga Sanchez, e cila ka theksuar se nuk është bërë asnjë marrëveshje.



Lajme të ngjashme