Macron: Brexit-i sinjalizon nevojën për reforma në BE

Brexit-i sinjalizon nevojën për reforma në Bashkimin Evropian, deklaroi kreu i Pallatit "Elysee" duke komentuar mbi marrëdhëniet Londër-Bruksel pas shkëputjes së Britanisë së Madhe nga Unioni...

Macron: Brexit-i sinjalizon nevojën për reforma në BE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbështetur të dielën Marrëveshjen për Shkëputjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, miratuar po të njëjtën ditën nga liderët e 27 shteteve anëtare të Unionit.

"Besoj se marrëveshja, e cila u arrit si rezultat i zgjedhjes që bënë britanikët, është e mirë dhe unë e mbështes atë", deklaroi Macron në Bruksel.

Ai tha më tej se marrëveshja është arritur falë punës së palodhur dhe një sërë negociatash që akoma zhvillohen.

"Është më se e qartë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm", tha kreu i Pallatit "Elysee" duke komentuar mbi marrëdhëniet Londër-Bruksel pas Brexit-it.

Për presidentin francez, Brexit-i sinjalizon nevojën për reforma në Bashkimin Evropian. / AA



Lajme të ngjashme