Pakistan – Vriten 2 policë në një sulm të armatosur në konsullatën kineze

Të paktën dy policë u vranë në një sulm të armatosur në Konsullatën Kineze në qytetin jugor të Karaçit në Pakistan, kryer të premten në mëngjes, tha një zyrtar i policisë.

Pakistan – Vriten 2 policë në një sulm të armatosur në konsullatën kineze

Ameer Shaikh, shefi i policisë së Karaçit, u tha gazetarëve se në sulmin e kryer në Lagjen Nr.4 “Clifton Block” të qytetit, një grup 3 vetësh tentoi të hyjë brenda në konsullatë duke përdorur armë zjarri dhe bomba.

Nga shkëmbimi i zjarrit midis policisë së Konsullatës, e cila përpiqej të parandalonte grupin, dhe agresorëve kanë humbur jetën 2 policë, si dhe është plagosur një tjetër.

Zëdhënësi i Spitalit “Cinnah”, Semi Xhemali njoftoi se polici i plagosur është në gjendje kritike.

Shefi i policisë së Karaçit, Ameer Shaikh tha se ngjarja kishte ndodhur në hyrje të pjesës së ndërtesës që përdoret për shërbimet konsullore dhe vizat dhe njerëzit që gjendeshin këtu ishin futur me shpejtësi brenda godinës nga autoritetet kineze dhe dyert ishin mbyllur.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetet dhe trupat e 3 agresorëve që u vranë nga policët e Konsullatës u gjetën një sasi e madhe eksplozivi, armësh dhe jelekë kamikazi.

"Operacioni i sigurisë ka përfunduar, dhe Konsulli i Përgjithshëm kinez dhe i gjithë stafi i misionit janë të sigurt dhe shëndoshë e mirë", tha Shaikh.

Ushtria Çlirimtare e Beluçistanit, e cila ka pranuar përgjegjësinë e sulmit, ka publikuar fotot e terroristëve.

Ndërkohë, ushtria e Pakistanit gjithashtu konfirmoi se tre militantët u vranë dhe thanë se situata është nën kontroll.

Zona ku u krye sulmi ndodhet afër edhe godinës së re të konsullatës turke.

Duke dënuar sulmin, kryeministri pakistanez Imran Khan urdhëroi një hetim të plotë për incidentin.

Në një deklaratë, Khan tha se incidenti ishte pjesë e një komploti kundër bashkëpunimit ekonomik dhe strategjik midis Pakistanit dhe Kinës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Pakistanit, Shah Mahmud Kureshi në deklaratën dënuese që bëri pas ngjarjes, tha:

“Kërkoj mëshirën e Zotit për policët martirë që e ndaluan këtë sulm burracak të terroristëve. Elementet që janë gjithmonë të zënë me komplotin për të dëmtuar miqësinë Pakistan-Kinë qëndrojnë prapa sulmeve të tilla terroriste, por ne kurrë nuk do t'i lejojmë që ata të kenë sukses në planet e tyre të këqija", u tha Kureshi gazetarëve jashtë parlamentit në Islamabad.

“Situata është në kontrollin tonë, zona është pastruar plotësisht. Të gjithë punonjësit dhe diplomatët e misionit kinez janë të sigurt”, shtoi Kureshi.

Ai tha se vendi i tij është i vetëdijshëm për "komplotet" kundër projektit shumë miliardësh të Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan (CPEC).

CPEC, një projekt me vlerë prej 64 miliardë dollarësh i nënshkruar në 2014, ka për qëllim të lidhë krahinën e Kinës me strategji të rëndësishme veriperëndimore Xinjiang me Portin Gwadar të Pakistanit përmes një rrjeti rrugësh, hekurudhash dhe tubacionesh për të transportuar mallra, naftë dhe gaz.



Lajme të ngjashme