Belgjikë - Selia e FETO-s nxirret në shitje me vendim gjykate

Ndërtesa 8-katëshe e organizatës terroriste FETO në Bruksel, selia e Federatës së Shoqatave Aktive (FETDACTIO), është nxjerrë në ankand me vendim të gjykatës belge.

Belgjikë - Selia e FETO-s nxirret në shitje me vendim gjykate

Me vendim gjyqësor për ekzekutim është nxjerrë në shitje ndërtesa e selisë së organizatës terroriste FETO në Belgjikë.

Federata e Shoqatave Aktive (FEDACTIO) është emri i organizatës kryesore, e cila grumbullon në një çati të gjitha institucionet e përbashkuara me organizatën terroriste FETO në Belgjikë.

Me vendim të gjykatës belge është urdhëruar të nxirret në ankand ndërtesa 8-katëshe e organizatës në Bruksel.

Shpallja e ankandit u publikua në faqen e internetit "nvn.be".

Ndërtesa ndodhet në lagjen Schaerbeek, në të cilën jeton një numër i komunitetit turk, dhe e cila tashmë një kohë është jashtë përdorimit.

Sipas shpalljes së publikuar, bëhet e ditur se ankandi do të mbahet në orën 13:30 më 20 dhjetor në një zyre noterie pranë ndërtesës.

Organizata terroriste FETO (strukturat e shtetit paralel në Turqi) në vitet e '70-ta të shekullit të kaluar filloi me inflitrimin e ithtarëve të saj në institucionet e sigurisë së Turqisë. Kurse në vitet e '80-të filloi të forcojë në mënyrë të konsiderueshme piramidën e saj paralele brenda institucioneve në fjalë dhe përfundimisht në 15 korrik të vitit 2016 ndërmori tentativën e dështuar për grusht shteti me qëllim rrënimin e rendit kushtetues dhe qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi.

Gjatë tentativës së grushtit të shtetit në Turqi u martirizuan 251 persona ndërsa u plagosën 2.200 të tjerë.

Institucionet kompetente turke nisën një luftë gjithëpërfshirëse kundër kësaj organizate terroriste, në krye të së cilës qëndron Fetullah Gyleni.

Të ballafaquar me humbje të mbështetjes, probleme financiare dhe rënie drastike të interesimit të nxënësve për të ndjekur shkollat e tyre, krerët e FETO-s janë detyruar të riorganizojnë rrjetin e tyre në botë.

Një rast i ngjashëm po ndodh edhe në Belgjikë, ku nën ombrellën e organizatës FEDACTIO veprojnë 60 shoqata. Sipas të dhënave nga faqja e internetit, në krye të kësaj organizate qëndron Ismail Cingoz, ish-kryetari i shoqatës 'Kimse Yok Mu', veprimtaria e së cilës është e ndaluar në Turqi për shkak të lidhjes direkte me organizatën terroriste FETO.

Një nga anëtarët kryesorë është Unioni i Biznesmenëve Turq (BETIAD), i cili i siguronte organizatës të ardhurat më të larta financiare. (Anadolu Agency-AA)



Lajme të ngjashme