Nauert: Uashingtoni i vendosur të kërkojë llogari nga përgjegjësit për vrasjen e Khashoggit

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, ka mohuar të shtunën pretendimet mbi arritjen e konkluzioneve përfundimtare lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi...

Nauert: Uashingtoni i vendosur të kërkojë llogari nga përgjegjësit për vrasjen e Khashoggit

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, ka mohuar të shtunën pretendimet mbi arritjen e konkluzioneve përfundimtare lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Këto vlerësime të zëdhënëses Nauert erdhën pas takimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me drejtoreshën e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Gina Haspel dhe me zyrtarë të lartë për vlerësimin e informacioneve lidhur me vrasjen e gazetarit saudit.

“Administrata amerikane është e vendosur për të kërkuar llogari nga të gjithë përgjegjësit e vrasjes së Khashoggit. Lajmet e fundit se administrata amerikan ka një konkluzion përfundimtar nuk janë të vërteta”, deklaroi ajo duke iu referuar indirekt pretendimeve që CIA të ketë nxjerrë konkluzionin se urdhrin e vrasjes së Khashoggit e ka dhënë princi i kurorës saudite, Mohammad bin Salman.

Nauert theksoi se ka ende shumë pyetje që kërkojnë përgjigje në lidhje me këtë çështje.



Lajme të ngjashme