MPJ e Gjermanisë: Arabia Saudite t’u kthejë përgjigje pyetjeve për vrasjen e Khashoggi

Zëvendëszëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christopher Burger tha se shumë pyetje në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi kanë mbetur pa përgjigje.

Burger, në deklaratën e bërë në Qendrën e Medias Federale, bëri të ditur se pritshmëria në lidhje me vrasjen e Khashoggi është “zbardhja në mënyrë transparente dhe të plotë të vrasjes, pa lënë asnjë pyetje pa përgjigje”.

Ai tha se dje nga autoritetet saudite erdhi një hap në lidhje me hetimin por nënvizoi se ishte i pamjaftueshëm.

“Ka ende shumë pyetje pa përgjigje për mënyrën se si ndodhi ngjarja, prapaskenën e saj dhe përgjegjësit e krimit” tha Burger.

Ai nënvizoi se kanë kërkuar që hetimi të kryhet në standardet ndërkombëtare dhe Gjermania do të vlerësojë gjendjen me partnerët evropianë dhe sipas asaj do të nxjerrin një rezultat.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme të Arabisë Saudite, Shelan esh-Shelan kishte bërë të ditur dje se ishte kërkuar dënimi me vdekje për 5 persona që ishin përfshirë në vrasjen e gazetarit saudit.  

Gjithashtu kishte deklaruar se “kufoma e Khashoggi ishte nxjerrë nga konsullata pasi ishte copëtuar”.

Gazetari saudit, Jamal Khashoggi, ishte vrarë në mënyrë mizore në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor, kur kishte shkuar për proceduarat martesore.

Lajme të ngjashme