Macron – Franca është aleate e SHBA-së dhe jo shtet vasal i saj

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi mbrëmjes e së mërkurës se të jesh aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk do të thotë të jesh një shtet vasal i tyre...

Macron – Franca është aleate e SHBA-së dhe jo shtet vasal i saj

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi mbrëmjes e së mërkurës se të jesh aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk do të thotë të jesh një shtet vasal i tyre.

I ftuar në një emision direkt të kanalit televiziv “TF1”, Emmanuel Macron iu përgjigj kritikave të homologut amerikan, Donald Trump, drejtuar vetë atij dhe Francës.

Duke theksuar se nuk ka dëshirë t’u përgjigjet kritikave të kreut të Shtëpisë së Bardhë rreth idesë për të formuar një ushtri evropiane, Macroni u shpreh me këto fjalë: “Trumpi bën polikë amerikane dhe unë e lejoj që ta bëjë këtë gjë.”

Shefi i Pallatit “Elysee” tha mes të tjerash se beson fuqishëm në sovranitetin e Evropës.

“A mund të lë në dorë të SHBA-së sigurinë e të gjithë francezëve? Absolutisht jo! Detyra ime është t’ju mbroj juve”, shtoi ai.

Macroni vuri në pah se kanë vendosur që të krijojnë një buxhet të ri për mbrojtjen duke potencuar se këtë aspiron ta bëjë në nivel evropian dhe me aleatët evropianë.

“Shumë herë e kthejmë drejtimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. SHBA-ja është aleatja jonë historik dhe kështu do të vazhdojë të jetë. Është aleati me të cilin marrim të gjitha rreziqet, me të cilin kryejmë operacionet më të komplikuara. Por të jesh një aleat s’do të thotë të jesh një shtet vasal. Ne s’duhet të varemi prej tyre”, porositi kreu i shtetit francez.

Në pesë postimet e dërguara të martën në rrjetin social “Twitter”, pas një vizite në Paris për të shënuar 100-vjetorin e mbarimit të Luftës I Botërore, presidenti amerikan i kujtoi Francës humbjen e afërt ndaj Gjermanisë në dy luftëra, i dha një goditje në industrinë e saj të verës dhe përmendi rënien e Macronit në vlerësimet e lidershipit.

Trumpi kishte kritikuar më parë sugjerimin e homologut francez se një ushtri evropiane ishte e nevojshme, pjesërisht, për të reduktuar besimin në ushtrinë amerikane.

“Emmanuel Macroni sugjeron ndërtimin e ushtrisë evropiane për t’u mbrojtur nga SHBA-ja, Kina dhe Rusia. Por ishte Gjermania ajo që sulmoi Evropën në Luftën I dhe II Botërore. Çfarë bëri Franca asokohe? Ata filluan të mësonin gjermanisht në Paris para se SHBA-ja të shkonte si shpëtimtare. Paguani çmimin për NATO-n ose jo!

Sa i përket tregtisë, Franca bën verë të shkëlqyeshme, por po kështu edhe SHBA-ja. Problemi është se Franca e bën shumë të vështirë për SHB-në që të shesë verërat e saj në Francë duke vendosur tarifa të larta, ndërsa SHBA-ja e bën të lehtë për verërat franceze dhe vendos tarifa shumë të ulëta. Kjo s’është e drejtë, duhet të ndryshojë!

Problemi është se Emmanueli vuan nga një normë shumë e ulët miratimi në Francë, 26%, si dhe nga një normë papunësie prej gati 10%. Ai po përpiqet të zhvendosë vëmendjen”, pati shkruar presidenti amerikan në “Twitter”.



Lajme të ngjashme