Gjermani – 12.613 krime nga ekstremistët e djathtë në periudhën janar-shtator 2018

Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë njoftoi se ekstremistët e djathtë kanë kryer 12.613 krime në 9 muajt e periudhës janar-shtator 2018...

1088398
Gjermani – 12.613 krime nga ekstremistët e djathtë në periudhën janar-shtator 2018

Ekstremistët e djathtë në Gjermani kanë kryer 12.613 krime në 9 muajt e periudhës janar-shtator 2018.

Duke iu përgjigjur me shkrim të mërkurën interpelancës së paraqitur nga Petra Pau, deputete e Partisë së Majtë (Die Linke) në Bundestag, Ministria gjermane e Punëve të Brendshme njoftoi se numri i krimeve të kryera nga ekstremistët e djathtë në periudhën janar-shtator të këtij viti është 12.613.

Ministria theksoi gjithashtu se janë kapur 886 persona të dyshuar për krimet e kryera gjatë 9 muajve në fjalë.



Lajme të ngjashme