Merkel: Duhet të punohet për vizionin e një ushtrie evropiane

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përkrahë idenë për formimin e një ushtrie evropiane.

Merkel: Duhet të punohet për vizionin e një ushtrie evropiane

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se duhet të punohet një ditë për vizionin e krijimit të një ushtrie të vërtetë evropiane.

Merkel mbajti një fjalim mbi të ardhmen e Evropës në Parlamentin Evropian (PE).

“Bashkëjetesa është e domosdoshme për suksesin e Evropës”, tha Merkel ndërsa shtoi se vendet e Bashkimit Evropian (BE) do të mund të mbrojnë më mirë interesat dhe vlerat e përbashkëta kur janë së bashku.

Merkel theksoi se janë bërë përmirësime të rëndësishme në strukturën ushtarake në BE.

“Duhet të punohet një ditë për vizionin e krijimit të një ushtrie të vërtetë evropiane”, shtoi Kancelarja gjermane.

 

Merkel, duke nënvizuar se kjo ushtri nuk do të jetë kundër NATO-s, tha se BE-ja do të mund të jetë pjesë e aleancës me një ushtri të përbashkët evropiane.

Kancelarja gjermane bëri të ditur që në qoftë se Evropa tregohet e unifikuar ajo atëherë do të jetë më e fortë në skenën botërore, ndërsa shtoi se kohërat kur mund ti besohej të tjerëve pa kusht ka mbaruar dhe se kjo nënkupton që evropianët duhet të vendosin vet për fatin e tyre.  

Duke kujtuar krizën e refugjatëve që preku Europën në 2015, Merkel tha: “Para vitit 2015, u desh një kohë e gjatë për të pranuar që çështja e refugjatëve ishte një çështje e përbashkët e BE”.

Merkel tha se BE duhet të mbrojë kufijtë e saj të jashtëm dhe bëri thirrje për forcimin e Agjencisë së Rojës Bregdetare (Frontex).



Lajme të ngjashme