VIDEO - Kaliforni - Numri i viktimave nga zjarret rritet në 42

Numri i viktimave nga zjarret e pyjeve, të cilat po vazhdojnë prej 8 nëntorit e këtej në zonën Paradise në veri të Kalifornisë, po vazhdon të rritet.

VIDEO - Kaliforni - Numri i viktimave nga zjarret rritet në 42
ShBA - Zjarret e pyjeve vazhdojnë të marrin jetët e njerëzve
ShBA - Zjarret e pyjeve vazhdojnë të marrin jetët e njerëzve

Numri i personave që humbën jetën nga zjarret që vazhdojnë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u rrit në 42.

Numri i personave që humbën jetën nga zjarret që vazhdojnë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u rrit në 42.

Numri i viktimave nga zjarret e pyjeve, të cilat po vazhdojnë prej 8 nëntorit e këtej në zonën Paradise në veri të Kalifornisë, po vazhdon të rritet.

Korey Honea, Sherifi i rrethin Butte County, ka bërë të ditur se ende nuk kanë asnjë informatë për mbi 200 persona.

Pas gjetjes së trupave të pajetë edhe të 13 personave të tjerë, numri i viktimave nga zjarret më vdekjeprurëse në historinë e vendit, u rrit në 42.

Në zjarret e pyjeve janë dëmtuar ose djegur plotësisht mbi 7 mijë objekte, në mesin e të cilave ndodhet shtëpitë, shkollat dhe vendet e punës. Ndërsa në jug të Kalifornisë janë djegur dhe dëmtuar edhe shtëpitë e personave të famshëm si aktori skocez, Gerard Buttler, këngëtarja, Miley Cyprus, aktori Scott Baio, regjisori Guillermo del Toro, yllit amerikan, Kim Kardashian, aktores Alyssa Milano dhe e aktorit Rainn Wilson.

 


Lajme të ngjashme