BE-ja e gatshme për dialog për shmangien e luftës tregtare me ShBA

esidenti i Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker, ka thënë se do të takohet sërish me Presidentin amerikan, Donald Trump, në samitin e liderëve të vendeve G20 në Argjentinë.

BE-ja e gatshme për dialog për shmangien e luftës tregtare me ShBA

Presidenti i Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker, ka theksuar se BE po kryen bisedime në të gjitha nivelet për të shmangur një luftë tregtare me SHBA-të. Ai tha se do të takohet sërish me Presidentin amerikan, Donald Trump, në samitin e liderëve të vendeve G20 që do të zhvillohet në fund të këtij muaji në Argjentinë.

Në fjalimin e hapjes së samitit të 12-të të ekonomisë të zhvilluar në Berlin të Gjermanisë nga gazeta “Süddeutsche Zeitung”, Juncker ka njoftuar se BE-ja po zhvillon bisedime në të gjitha nivelet për të shmangur thellimin e problemeve të përjetuara në tregti me SHBA-të.

Juncker ka rikujtuar se në fillim të muajit korrik të këtij viti ka kryer një bisedë të gjatë me Presidentin amerikan, Donald Trump, në lidhe me çështjen e mosmarrëveshjeve tregtare. Ai është shprehur se "Me zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po kryejmë bisedime në çdo nivel. Me Trump do të takohem sërish në samitin e liderëve të vendeve G20 që do të zhvillohet në fund të këtij muaji në Argjentinë".

Pasi ka vënë në dukje se BE-ja ka nevojë për marrëveshje të tregtisë së lirë, Juncker, njoftoi se Bashkimi Evropian ka rreth 60 marrëveshje tregtare dhe se së shpejti do të nënshkruajnë një marrëveshje tregtare edhe me Vietnamin dhe Meksikën. "Këto marrëveshje të tregtisë së lirë automatikisht formojnë 40 milionë punësime", tha Juncker.

Jean-Claude Juncker, ka bërë të ditur se në 10 vitet e ardhshme do të ulet pjesa që Evropa do të marrë nga tregtia botërore dhe ka shtuar se edhe Kina dëshiron të bëjë një marrëveshje tregtare me Evropën.

Ndërsa në lidhje me përparimin e marrëdhënieve të Evropës me Rusinë, Juncker tha se pavarësisht të gjitha kritikave dhe problemeve me Rusinë duhet të vendoset një dialog.

Duke shtuar se në Berlin nuk ka ardhur për të bërë propagandën e BE-së, Juncker tha se BE-ja ka një histori suksesi dhe se nuk duhet të bëhen ankesa nga kjo situatë. "Në Evropë ka pak arsye për ankesa. Evropa vazhdon të jetë vendi më i bukur i botës dhe përveç evropianëve të gjithë e dinë këtë", tha ai.

Pasi rikujtoi se në vitin 2014, ka marrë pozitën e Presidentit të Komisionit Evropian, ai shtoi se çdo çështje nuk mund të zgjidhet vetëm nga Brukseli dhe deri më tani kanë reduktuar burokracinë në BE.

Evropa duhet të ndryshojë rregullat e veta të brendshme për të qenë më efektive në politikën botërore, tha Juncker.

Trump dhe Juncker, të cilët u takuan në Shtëpinë e Bardhë në muajin korrik, njoftuan se kanë rënë dakord mbi një sërë masash për të shmangur një luftë tregtare. (AA)



Lajme të ngjashme