ShBA - Të paktën 9 persona humbin jetën nga zjarret në Kaliforni

Zjarri që shpërtheu në veri të Kalifornisë në SHBA ka djegur pjesën më të madhe të qytezës Paradise, me rreth 30 mijë banorë.

ShBA - Të paktën 9 persona humbin jetën nga zjarret në Kaliforni

Zjarri që shpërtheu në veri të Kalifornisë në SHBA ka djegur pjesën më të madhe të qytezës Paradise, me rreth 30 mijë banorë.

"Flakët lëviznin aq shpejtë sa zjarrfikësit nuk mund të bënin asgjë", thanë zyrtarët të premten. Nëntë persona kanë humbur jetën në zjarret që me shpejtësi u shndërruan në zjarret më të mëdha në Kaliforni gjatë 100 viteve të fundit.

Vetëm një ditë pas shpërthimit të zjarri, flakët në afërsi të qytezës Paradise dogjën rreth 360 kilometra katrorë duke shkatërruar mbi 67 mijë objekte.

"Në fakt nuk pati asnjë përpjekje për të shuar zjarret. Ekipet hoqën dorë nga shuarja për t'i ndihmuar njerëzit që të dalin gjallë. Zjarrfikësit dje ishin në shërbim të shpëtimit", ka thënë kapiteni Scott McLean nga Departamenti i pylltarisë dhe mbrojtjes nga zjarret në Kaliforni.

Zyrtarët e shtetit thonë se si pasojë e zjarreve që kanë shpërthyer në pjesën jugore të Kalifornisë, numri i njerëzve që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre është 250 mijë. Urdhri i evakuimit ka përfshirë tërë qytezën Malibu, e cila ka 13 mijë shtëpi, përfshirë edhe shtëpitë e disa yjeve më të mëdhenj të Hollywood-it.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump lëshoi ​​një deklaratë urgjente sipas së cilës u jepen fonde federale qarqeve Butte, Ventura dhe Los Angeles. (AA) 



Lajme të ngjashme