BE-ja apel A.Saudite të punojë me Turqinë për rastin Khashoggi

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic në një prononcim për agjencinë turke të lajmeve AA (Anadolu Agency) e ka ftuar Arabisë Saudite që të bashkëpunim me Turqinë për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

BE-ja apel A.Saudite të punojë me Turqinë për rastin Khashoggi

“Presim nga autoritet saudite që të ofrojnë të gjithë informacion që disponojnë në lidhje me rastin dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë. Kjo duhet bërë me një bashkëpunim të plotë me autoritetet turke”, ka thënë Kocijancic.

“Bashkimi Evropian që në fillim të procesit u ka bërë thirrje autoriteteve saudite për të kryer një hetim transparent dhe të shpejt si dhe për të zbardhur vrasjen. Në lidhje me çështjen ne vazhdojmë të krijojmë komunikim me autoritetet saudite”, shtoi ajo.

“I ndjeri Jamal Khashoggi është vrarë duke u mbytur sipas një planit të përgatitur më parë sapo ka hyrë brenda në godinën e Konsullatës së Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, ku kishte shkuar në 2 tetor për të kryer disa procedura celebrimi. Kurse trupi i tij është zhdukur duke e copëtuar sërish sipas një plani të parapërgatitur”,- kishte bërë të ditur Prokuroria e Stambollit përmes një komunikate me shkrim.

 


Lajme të ngjashme