Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

ShBA-të zgjerojnë misionin e tyre në Siri

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) i paraqiti Kongresit amerikan raportin e Bordit të Inspektimit për periudhën korrik-shtator në lidhje me Operacionet e Stabilitetit në Siri të ndërmarra kundër DAESH-it.

ShBA-të zgjerojnë misionin e tyre në Siri

Bëhet e ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zgjerojnë misioni e tyre në Siri.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) i paraqiti Kongresit amerikan raportin e Bordit të Inspektimit për periudhën korrik-shtator në lidhje me Operacionet e Stabilitetit në Siri të ndërmarra kundër DAESH-it.

Në raport bëhet e ditur se qëllimi i udhërrëfyesit për Menbixhin, që u dakordua me Turqinë, është “gjetja e zgjidhjes për shqetësimet e Turqisë në lidhje me praninë e YPG-së (fraksion i PKK-së në Siri) në Menbixh”, ndërsa shtohet se Turqia YPG-në e cilëson si organizatë terroriste për shkak të lidhjes së saj me organizatën separatiste terroriste PKK.

Patrullimet e përbashkëta/të koordinuara të zhvilluara në Menbixh në kuadër të udhërrëfyesit kanë ulur tensionimin në rajon, por ShBA-ja është e përkushtuar në zhvillimin e marrëdhënieve me Turqinë dhe në të njëjtën kohë edhe në bashkëpunim me YPG-në.

Në mes tjerash në raport theksohet se objektivi i parë i ShBA-së në Siri ishte i kufizuar në luftën kundër DAESH-it, ndërsa u tha se për udhëheqjen e ShBA-së tani në Siri dolën edhe 3 objektiva të tjera të gjera.

“Objektivat e kësaj politike janë largimi i Iranit dhe zgjatimeve të tij nga Siria, ndikimi në rezultatet e luftës civile në vitin e 8-të të tij dhe vendosja e stabilitetit në rajonet e çliruara nga DAESH-i në verilindje të Sirisë”, thuhet në raport.

 

Në raport rikujtohen edhe fjalët e këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë i Sigurisë Kombëtare, John Bolton ku ai thotë se në Siri do të mbeten për sa kohë që vazhdon prania e Iranit, ndërsa tërhiqet vëmendja se objektivat e politikave ndaj Iranit në të njëjtën kohë paraqet problem ligjor për praninë e ShBA-së në Siri.

“DAESH-i ka zbritur në nëntokë”, bëhet e ditur në raport dhe thuhet se “krahas humbjeve të mëdha të territoreve kjo organizatë u riorganizua gjatë këtij viti dhe u shndërrua në një rrjet sekret global”.

Anëtarët e DAESH-it mund të fshihen në Irak dhe Siri, ndërsa misioni i Departamentit të Mbrojtjes është mundja e qëndrueshme e DAESH-it. Sipas Pentagonit është e nevojshme që për këtë të formohen forcat vendore të sigurisë në Siri dhe Irak, të cilat do të jenë të afta të luftojnë kundër terrorit.



Lajme të ngjashme