Meksikë - Në kryeqytet arrinë grupi i parë i emigrantëve të Amerikës Qendrore

Grupi i parë i emigrantëve i përbërë nga mijëra persona, të nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga vendet e Amerikës Qendrore, arriti në kryeqytetin Meksiko të Meksikës.

Rreth 450 emigrantë nga mijëra të tjerë, të cilët tentojnë të kalojnë në ShBA nëpërmjet Meksikës, u vendosën në strehimore të përkohshme të ngritura në një stadium.

Administrata e Meksikos bëri të ditur se për emigrantët janë bërë gati ndihmat në ushqime dhe ujë.

Udhëtimi i kolonës së mbi 7 mijë emigrantëve të ikur nga Hondurasi, Guatemala dhe El Salvadori për shkak të dhunës dhe skamjes, filloi para disa jave nga Hondurasi.

Në prononcimin e bërë javën e kaluar Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka thënë se nuk do të lejojnë hyrjen e emigrantëve në vend dhe se në kufirin me Meksikën do të dërgojnë 10-15 mijë ushtarë.

Trump, i cili ka bërë të ditur se “mes gurit dhe armëve nuk ka shumë dallim”, i kishte urdhëruar forcat e sigurisë që gurët që hidhen ti llogarisin si armë dhe në qoftë se hasin në një gjë të tillë ata do të mund të kundërpërgjigjen me armë.

Trump gjithashtu ka kërcënuar me ndërprerjen e ndihmave ndaj Guatemalës, El Salvadorit dhe Hondurasit.

Lajme të ngjashme