Koalicioni kundër DAESH i kënaqur nga fillimi i patrullimeve të përbashkëta në Menbixh

Koalicioni ndërkombëtar që është krijuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) kundër DAESH-it ka bërë një deklaratë në lidhje patrullimin e përbashkët që realizojnë ushtarët turq dhe amerikanë në rajonin Menbixh të Sirisë.

“Patrullimet e përbashkëta të kombinuara (bashkërenduara), ofrojnë mundësi që koalicioni dhe ushtari turk të përfundojnë strukturën vendore të sigurisë për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Menbixh”, thuhet në komunikatën me shkrim të Task-Forcës së Kombinuar të koalicionit.

Stabiliteti dhe siguria e Menbixhit është e rëndësishme për pastrimin e DAESH-it nga pjesa lindore e Sirisë dhe për të siguruar rikthimin e të shpërngulurve në shtëpitë e tyre, vijon komunikata.

Pasi rikujton se patrullimet e përbashkëta kanë filluar pas një procesi trajnues dhe përgatitor komunikata bën të ditur gjithashtu se “patrullimet do ti drejtojë një komandant nga forcat tokësore, mbi emrin e të cilit kanë rënë dakord të dyja palët.

Lajme të ngjashme