HRW - ShBA-ja ka dërguar anëtarët e DAESH-it të kapur në Siri për gjykim në Irak

Në raportin e publikuar sipas informatave të marra nga vëzhguesit e pavarur të gjykatave dhe burimet tjera të paktën 4 të dyshuar qytetarë të Australisë, Francës dhe Libanit janë dërguar, torturuar dhe gjykuar në gjykatat e Irakut.

1079467
HRW - ShBA-ja ka dërguar anëtarët e DAESH-it të kapur në Siri për gjykim në Irak

Pretendohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i ka dërguar në Irak në mënyrë të paligjshme për mbajtje dhe gjykim terroristët e DAESH-it të kapur në Siri.

Organizata për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut (HRW) në një raport të publikuar pretendon se ShBA-ja luftëtarët e huaj të DAESH-it të kapur nga ana e organizatës terroriste YPG/PKK në veri të Sirisë janë transferuar në Irak për tu gjykuar në kuadër të ligjit të luftës kundër terrorit të vitit 2005.

Në raportin e publikuar sipas informatave të marra nga vëzhguesit e pavarur të gjykatave dhe burimet tjera të paktën 4 të dyshuar qytetarë të Australisë, Francës dhe Libanit janë dërguar, torturuar dhe gjykuar në gjykatat e Irakut.

Në raportin e HRW-së theksohet se dërgimi i të ndaluarve të një vendi në një vend tjetër ku ekziston rreziku për keqtrajtim dhe tortura, është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Drejtori i HRW-së për luftën kundër terrorit, Nadim Houry tha se gjykimi i të dyshuarve është shumë i rëndësishëm, por drejtësia nuk mund të arrihet me keqtrajtimin e të ndaluarve.

“ShBA-ja nuk duhet ti transferojë të dyshuarit e DAESH-it nga Siria në Irak apo në ndonjë vend tjetër nëse ekziston rreziku për torturë apo për gjykim të padrejtë. ShBA-ja duhet të formojë një sistem për të mos u bërë pjesë e torturave”, bëri të ditur Houry.

Organizata për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut (HRW) më 10 shtator i kishte dërguar qeverisë së ShBA-së një letër ku kërkohej sqarimi i politikave të transferit të të ndaluarve, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.



Lajme të ngjashme