Mattis: Ka ardhur koha për ti dhënë fund luftimeve në Jemen

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis bëri thirrje që në Jemen të vendoset armëpushimi brenda 30 ditëve dhe të fillohet me bisedimet e paqes.

Mattis: Ka ardhur koha për ti dhënë fund luftimeve në Jemen
Kriza humanitare në Jemen
Kriza humanitare në Jemen

Sigurimi i nevojave themelore njerëzore në zonën e bregdetit perëndimor të Jemenit po bëhet gjithnjë e më i vështirë për shkak të konfliktit që vazhdon në një këtë zonë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis bëri thirrje që në Jemen të vendoset armëpushimi brenda 30 ditëve dhe të fillohet me bisedimet e paqes.

Gjatë fjalës së tij të mbajtur në Institutin e Paqes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sekretari Mattis tha se aktualisht janë duke bërë përpjekje që Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të mos sulmojnë vendbanimet.

“Për një zgjidhje afatgjate duam të shohim të gjitha palët rreth një tavoline paqeje të bazuar në një armëpushim, në tërheqje nga kufiri dhe më pas në ndalimin e sulmeve ajrore”, bëri të ditur Sekretari Mattis.

“Sado që bëhen përpjekje për të mos u marrë në objektiv civilët gjatë sulmeve ajrore, si përfundim kjo luftë do të vazhdojë”, bëri të ditur Mattis dhe vijoi me këto fjalë: “Ne duhet të lëvizim drejt një përpjekjeje paqësore dhe nuk mund të themi se do ta bëjmë atë në të ardhmen. Ne duhet ta bëjmë këtë në 30 ditët e ardhshme. Unë besojë se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë të gatshme për këtë. Sikur Huthitë të mos e mbyllnin portën para përfaqësuesit special të OKB-së për Jemenin, Martin Griffith, sot do të lëviznim në këtë drejtim”.

Ndërkaq Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në një komunikatë me shkrim tha se tani është "koha për t'i dhënë fund konfliktit dhe për të filluar me bisedimet e paqes".

Pompeo u bëri thirrje të gjitha palëve të mbështesin të dërguarin e posaçëm të OKB-së, Martin Griffith në gjetjen e një zgjidhje paqësore dhe vijoi duke thënë se “Tani është koha për ndërprerjen e armiqësive, duke përfshirë sulmet me raketa dhe dronë nga zonat e kontrolluara nga Huthit ndaj Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Sekretari amerikan gjithashtu shtoi se sulmet ajrore të koalicionit duhet të pushojnë në të gjitha zonat e banuara në Jemen.

Pompeo tha se konsultimet substanciale nën patronazhin e të dërguarit të posaçëm të OKB-së duhet të fillojnë në nëntor në një vend të tretë për të zbatuar masat për ndërtimin e besimit për të adresuar çështjet themelore të konfliktit, çmilitarizimin e kufijve dhe vendosjen e të gjitha armëve të rënda nën vëzhgimin ndërkombëtar.

Duke vënë në dukje se ndërprerja e armiqësive dhe rifillimi i fuqishëm i procesit për zgjidhje politike do të ndihmojë në lehtësimin e krizës humanitare gjithashtu, Sekretar amerikan Pompeo tha: “Tani është koha për ti dhënë fund luftimeve që populli i Jemenit të jetojë në paqe dhe të ketë rindërtim”.



Lajme të ngjashme