Afganistan - Në aksidentin ajror të helikopterit humbin jetën zyrtarët e lartë

Si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak, i cili transportonte zyrtarët e nivelit të lartë, në provincën Farah të Afganistanit kanë humbur jetën 20 persona.

Zëdhënësi i Prefekturës së Farahut, Naser Mehdi, bëri të ditur se helikopteri është rrëzuar për shkak të kushteve jo të mira atmosferike pak kohë pasi ishte nisur nga rajoni malor Anar Dara.

Zëdhënësi gjithashtu bëri të ditur se si pasojë e aksidentit, 20 persona në helikopter kanë humbur jetën.

Në helikopterin, i cili ishte nisur të shkonte në krahinën Herat, ndodheshin edhe zëvendës komandanti i rajonit perëndimor të Afganistanit dhe kryetari i kuvendit të përgjithshëm të provincës së Farahut.

Lajme të ngjashme