Shoygu paralajmëron Evropën për dislokimin e raketave të ShBA-së

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu bëri të ditur që Evropa duhet ti dijë dhe ti kuptojë pasojat në qoftë se dislokon raketa me rreze të veprimit të mesme.

Shoygu paralajmëron Evropën për dislokimin e raketave të ShBA-së

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu bëri të ditur që Evropa duhet ti dijë dhe ti kuptojë pasojat në qoftë se dislokon raketa me rreze të veprimit të mesme.

Sergey Shoygu tha që në qoftë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas tërheqjes nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme të Veprimit dislokon raketa në Evropë kjo do të ketë pasoja.

Në prononcimin e bërë para takimit me homologun e tij grek, Panos Kammenos, ministri Shoygu i bëri një vlerësim vendimit të ShBA-së për tërheqje nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme të Veprimit.

Pasi vuri në dukje se janë kureshtarë në lidhje me reagimin e Evropës ndaj vendimit të ShBA-së, ministri rus tha: “Dua që Evropa ti dijë dhe ti kuptojë pasojat në qoftë se dislokon raketa me rreze të veprimit të mesme”.

Shoygu propozoi që Evropa këtë çështje ta diskutojë në mënyrë të gjerë në kuadër të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme të Veprimit i nënshkruar mes Rusisë dhe ShBA-së në Washington në vitin 1987 synon mbrojtjen e aleatëve evropian dhe të Lindjes së Largët të kësaj të fundit.

Deklarata e Presidentit të ShBA-së, Donald Trump se do të anulojë marrëveshjen, e cila cilësohet si njëra prej hapave më të rëndësishme në drejtim të uljes së kërcënimeve nga lufta bërthamore, të nënshkruar me Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, u prit me shqetësim në botë.

Presidenti Trump më herët kishte thënë se “Ne ishim palë, e cila i mbeti besnike traktatit dhe që e respektoi atë, por fatkeqësisht Rusia nuk e respektoi. Prandaj ne do ta anulojmë dhe do të tërhiqemi nga ky traktat”.

 


Lajme të ngjashme