ShBA së shpejti do ta publikojë vendimin në lidhje me rastin Khashoggi

Pritet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të deklarojnë qëndrimin e tyre ndaj vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi më 2 tetor në Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll.

1078091

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders rikujtoi se Drejtoresha e Agjencisë Qendrore e Inteligjencës e ShBA-së (CIA), Gina Haspel ka informuar Presidentin Donald Trump për vizitën e saj në Turqi të realizuar javën e kaluar në lidhje me rastin e Jamal Khashoggi, ndërsa shtoi se “Do ta publikojmë vendimin tonë në lidhje me rrugën që do ta ndjekim në këtë rast”.

Gjatë konferencës për shtyp të organizuar në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësja Sanders bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me rastin e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, të vrarë në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.

“Presidenti javën e kaluar priti në takim Drejtoren e CIA-s, Gina Haspel, e cila zhvilloi takime jashtë vendit me qëllim të mbledhjes së informatave. Aktualisht qeveria është duke i vlerësuar opsionet e ndryshme. Ne do ta publikojmë vendimin tonë në lidhje me rrugën që do ta ndjekim në këtë rast”, bëri të ditur zëdhënësja Sanders.

Ndërkaq Sanders nuk deshi të përgjigjet në pyetje se “A ka dëgjuar apo jo Drejtoresha Haspel regjistrat audio nga vrasja e Jamal Khashoggit?”

Lajme të ngjashme