E fejuara e Khashoggit: Përgjegjës për vrasjen e Jamal Khashoggit është udhëheqja saudite

Në prononcimin e saj të bërë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, Cengiz tha se përgjegjësit për vrasjen duhet të paraqiten para drejtësisë dhe të ndëshkohen.

E fejuara e Khashoggit: Përgjegjës për vrasjen e Jamal Khashoggit është udhëheqja saudite

Hatice Cengiz, e fejuara e gazetarit saudit të vrarë në Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll, bëri të ditur se përgjegjës për vrasje të Jamal Khashoggit janë autoritetet e Arabisë Saudite.

Në prononcimin e saj të bërë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, Cengiz tha se përgjegjësit për vrasjen duhet të paraqiten para drejtësisë dhe të ndëshkohen.

Gjatë pjesëmarrjes në programin përkujtimor të Jamal Khashoggit, të organizuar në kryeqytetin Londër të Anglisë, Hatice Cengiz i bëri thirrje Presidentit të ShBA-së, Donald Trump duke thënë: “Ndihmoni që të zbardhet e vërteta dhe të vendoset drejtësia, mos lejoni që të mbyllet rasti i vrasjes”.

Ajo vuri në dukje se rasti i Khashoggit ndodhi brenda Konsullatës së Përgjithshme dhe është një vrasje, ndërsa shtoi se “Zyrtarët e Arabisë Saudite sipas të gjitha gjasave dinë se si ka ndodhur vrasja”.

Cengiz theksoi se udhëheqja e Riadit është përgjegjëse për vrasje dhe tha se aktorët duhet të dalin para drejtësisë dhe të ndëshkohen.

Duke vënë në dukje kënaqësinë nga solidariteti që treguan njerëzit në të katër anët e botës, Cengiz qëndrimin e disa liderëve e vlerësoi si “zhgënjyes”.

 


Lajme të ngjashme