Zgjedhjet e fundit presidenciale në Gjeorgji

Populli i Gjeorgjisë shkon për herë të fundit përpara kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Zgjedhjet e fundit presidenciale në Gjeorgji

Populli i Gjeorgjisë shkon për herë të fundit përpara kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Populli filloi të shkojë në kutitë e votimit për të përdorur votën duke filluar nga ora 8.00 me orën lokale.

Në zgjedhje garojnë 25 kandidatë.

Presidenti Giorgi Margvelashvili, që përdori votën në kryeqytetin Tbilis tha se ja dha votën kandidatit që do të jetë presidenti i të gjithëve.  

Edhe kryeministri Mamuka Bakhtadze e përdori votën në Tbilis dhe nënvizoi se në vend po zhvillohen zgjedhje demokratike dhe transparente.

Votimi do të vazhdojë deri në orën 20.00 dhe më pas do të bëhet numërimi i votave.

Zgjedhjet ndiqen nga 125 institucione mediatike vendase dhe ndërkombëtare.

Për të fituar zgjedhjen në turin e parë duhet që një prej kandidatëve të marrë më shumë se 50% të votave.

Sondazhet publike tregojnë se zgjedhjet do të mbeten për turin e dytë.

Sipas ndryshimit të fundit të bërë në kushtetutë, presidenti i Gjeorgjisë, duke filluar nga viti 2023 do të zgjidhet nga ana e parlamentit.



Lajme të ngjashme