Merkel: Pezullojmë eksportin e armëve drejt AS deri në zbardhjen e vrasjes së Khashoggi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se nuk do të dërgojnë armë në Arabinë Saudite derisa të zbardhet prapaskena e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

1076602
Merkel: Pezullojmë eksportin e armëve drejt AS deri në zbardhjen e vrasjes së Khashoggi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se nuk do të dërgojnë armë në Arabinë Saudite derisa të zbardhet prapaskena e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Merkel, në konferencën për shtyp me Kryeministrin e Çekisë, Andrej Babish në Pragë, tha se vrasja e gazetarit saudit ishte një ngjarje brutale dhe bëri të ditur se këtë e shprehu edhe gjatë bisedës telefonike me Mbretin e Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz.  

Ajo shprehu edhe mendimin për qëndrimin politik që do të ndiqet brenda Bashkimit Evropian në lidhje me këtë çështje: “Ne si palë gjermane thamë se nuk do të dërgojnë armë në Arabinë Saudite derisa të zbardhet prapaskena e ngjarjes së llahtarshme të vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi”.

Nga ana tjetër, edhe Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës së Gjermanisë, Peter Altmaier, në një deklaratë të bërë për institucionin mediatik, Deutschlandfunk tha se në këto rrethana, Gjermania ka marrë vendim për të mos eksportuar armë në Arabinë Saudite dhe në qoftë se ky qëndrim përvetësohet edhe nga vendet e tjera të Evropës, ndikimi i këtij vendimi mbi Riadin do të jetë më efektiv.

Arabia Saudite ishte vendi i dytë ndaj të cilit Gjermania ka zhvilluar më shumë eksport armësh.

Gjermania në 9 muajt e parë të vitit i shiti Algjerisë armë me vlerë 741,5 milionë euro, ndërsa kjo vlerë ishte 417 milionë euro për sa i përket armëve që ky vend i ka shitur Arabisë Saudite në të njëjtën periudhë.

Në vitin 2016 Gjermania lejoi eksportin e armëve drejt Arabisë Saudite në vlerën 530 milionë euro, ndërsa në vitin 2017 e reduktoi në 249 milionë euro.

Udhëheqja e Arabisë Saudite, në 20 tetor, në lidhje me gazetarin Jamall Khashoggi, i cili rezultonte i zhdukur që nga data 2 tetor, bëri të ditur se “kishte vdekur si pasojë e një sherri që ndodhi në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll”.

 


Lajme të ngjashme