Sulm racist i hebenjëve fanatikë ndaj pronave palestineze

Hebrenjtë fanatikë kanë dëmtuar një numër të madh të automjeteve të palestinezëve në rajonin Galilea e Poshtme dhe kanë shkruar slogane raciste mbi to.

1076490
Sulm racist i hebenjëve fanatikë ndaj pronave palestineze

Hebrenjtë fanatikë kanë dëmtuar një numër të madh të automjeteve të palestinezëve në rajonin Galilea e Poshtme dhe kanë shkruar slogane raciste mbi to.

Në një deklaratë me shkrim nga policia izraelite thuhet se një grup i hebrenjve fanatikë kanë shpërthyer gomat e 20 automjeteve të palestinezëve në qytezën Yafetu'n Nasira, e cila ndodhet në rajonin Galilea e Poshtme në veri të Izraelit. Përveç kësaj, hebrenjtë fanatikë po ashtu mbi automjete kanë shkruar slogane raciste dhe me gjuhë të urrejtjes si “hakmarrje” dhe “shpagim i çmimit”.

Në një deklaratë me shkrim nga qyteza Yafetu’n Nasira është dënuar ky akt i hebrenjve fanatikë, ku thuhet se “Fashistët në mesnatë kanë terrorizuar lagjet e qytezës në mënyrë raciste dhe armiqësore ndaj arabëve dhe kanë dëmtuar rreth 20 automjete”.

Në deklaratë bëhet thirrje për kapjen sa më shpejtë të autorëve të këtij akti nga policia izraelite si dhe për nxjerrjen e tyre para gjykatës.

Organizata radikale hebreje e quajtur “Shpagim i Çmimit” e cila shfaqet me sulmet ndaj pronave të palestinezëve, kryen sulme të ngjashme edhe në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor të pushtuar si dhe në fshatrat dhe qytetet palestineze në Izrael. (AA)



Lajme të ngjashme