Rusi: ShBA-të po shkaktojnë shqetësime në rajonin Tanf të Sirisë

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova gjatë konferencës javore për shtyp vlerësoi edhe situatën në Siri.

1076165
Rusi: ShBA-të po shkaktojnë shqetësime në rajonin Tanf të Sirisë

Rusia tha se situata në rajonin Tanf në jug të Sirisë, i cili është pushtuar haptazi nga forcat amerikane, vazhdon të shkaktojë shqetësime.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova gjatë konferencës javore për shtyp vlerësoi edhe situatën në Siri.

Duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpiqen të flirtojnë me grupe kurde me pikëpamje separatiste dhe kanë formuar një zonë në jug sikurse në verilindje të Sirisë, zëdhënësja Zaharova tha që “Situata në rajonin Tanf në jug të Sirisë, i cili është pushtuar haptazi nga forcat amerikane, vazhdon të shkaktojë shqetësime”.

Në një reportazh të dhënë për organet mediatike franceze para pak kohe ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov bëri të ditur se ShBA-ja është duke i përdorur kurdët në Siri dhe tha se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke e luajtur një lojë të rrezikshme me projektin e ‘Kurdistanit’ në Siri”.



Lajme të ngjashme