Zarif: SHBA-ja sanksionoi Iranin për të zhvendosur vëmendjen nga vrasja e gazetarit Khashoggi

Kryediplomati iranian, Mohammad Javad Zarif, pretendoi të mërkurën se SHBA-ja synon të rrëmbejë vëmendjen e opinionit publik botëror mbi vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, përmes sanksioneve të reja ndaj vendit të tij...

Zarif: SHBA-ja sanksionoi Iranin për të zhvendosur vëmendjen nga vrasja e gazetarit Khashoggi

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Mohammad Javad Zarif, deklaroi të mërkurën në mbrëmje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë të rrëmbejnë vëmendjen e opinionit publik botëror mbi vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, përmes sanksioneve të reja ndaj vendit të tij.

Zarifi reagoi nga llogaria e tij në “Twitter” për vendimin e SHBA-së dhe Qendrës për Shënjimin e Financimit të Terrorizmit (TFTC) me seli në Arabinë Saudite, për të përfshirë në listën e terrorizmit 9 persona të lidhur me Iranin dhe Talebanin, me pretendimin se ofrojnë mbështetje për organizatën.

“Për të zhvendosur vëmendjen nga brutaliteti saudit në Stamboll dhe Jemen, sekretari amerikan i Thesarit – teksa ishte në Arabinë Saudite, pikërisht – sanksionoi Iranin për mbështetje të Talebanit anti-Iran”, shkroi ai në rrjetin social.

Shefi i diplomacisë iraniane pretendoi gjithashtu se Talebani është duke negociuar me Uashingtonin dhe jo me Teheranin.



Lajme të ngjashme