Izraeli shemb një shkollë palestineze në Bregun Perëndimor

Me arsyetimin se nuk kishte lejet e nevojshme forcat izraelite kanë shembur një shkollë palestineze në Luginën e Jordanit.

1074250
Izraeli shemb një shkollë palestineze në Bregun Perëndimor

Dëshmitarët okularë njoftojnë se njësi të ushtrisë izraelite bastisën një fshat nomad palestinez afër qytetit Tubas dhe shembën shkollën e vendosur këtu.

Forcat izraelite e rrethuan zonën dhe nuk lejuan banorët e fshatit dhe nxënësit palestinezë, që shkonin në këtë shkollë, të afroheshin gjatë shembjes së shkollës, përurimin e të cilës e kishte bërë Ministria e Arsimit të Palestinës për fëmijët e familjeve beduine.

Shkollën portative Izraeli e shembi me pretekstin se nuk kishte lejen e nevojshme.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) më 4 shkurt publikoi raportin, sipas të cilit 45 shkolla në Jerusalemin Lindor dhe në “Zonën C” të Bregut Perëndimor përballen me rrezikun e shembjes.

Në kuadër të Marrëveshjes së Dytë të Oslos”, firmosur në vitin 1995 ndërmjet Palestinës dhe Izraelit, Bregu Perëndimor është i ndarë në tri zona kryesore: A, B, dhe C.

Qeverisja e zonës “A”, e cila zë edhe 18% të territorit, në aspektin administrativ dhe të sigurisë i është lënë Palestinës, kurse administrimi i “Zonës B” që përbën 21% të territorit i ishte transferuar Palestinës, kurse “siguria” i ishte transferuar Izraelit; ndërsa administrimi dhe siguria e “Zonës C”, që zë 61% të territorit të Bregut Perëndimor, i ishte lënë Izraelit.

 


Lajme të ngjashme