Trump vë në veprim patrullat kufitare dhe akuzon demokratët për dyndjet e emigrantëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump vuri në veprim patrullat kufitare kundër emigrantëve që mundohen të mbërrijnë në vend nga Amerika Qendrore.

Trump vë në veprim patrullat kufitare dhe akuzon demokratët për dyndjet e emigrantëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump vuri në veprim patrullat kufitare kundër emigrantëve që mundohen të mbërrijnë në vend nga Amerika Qendrore.

Në deklaratën e bërë nga llogaria sociale Twitter, Trump tha se policia dhe ushtria e Meksikës nuk kanë mundur të ndalojnë emigrantët e dyndur në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe duke qenë se kjo është një gjendje emergjence kombëtare, ka vënë në veprim patrullat kufitare.  

Ai i cilësoi emigrantët si “kriminelë dhe të panjohur të Lindjes së Mesme” dhe bëri të ditur se për emigrantët që kanë hyrë dhe mundohen të hyjnë në mënyrë të jashtëligjshme, duhen ngarkuar përgjegjës demokratët, të cilët nuk lejuan ndryshimin e ligjeve për imigracionin.

“Guatemala, Hondurasi dhe El Salvador nuk ishin në gjendje të ndalonin njerëzit prej largimit nga vendi i tyre, të cilët mundohen të vijnë në mënyrë të jashtëligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tani do të fillojmë të ndërpresim ose të reduktojmë ndjeshëm masën e ndihmave të huaja që u është dhënë atyre në mënyrë rutinë” vlerësoi Trump.

Një karvan i përbërë nga mijëra emigrantë, që u nisën nga Amerika Qendrore me shpresën për të arritur në Amerikë, kanë mbërritur në kufirin e Meksikës me Guatemalën.

Më shumë se 3 mijë emigrantëve, që u mblodhën në portën kufitare dhe urën që lidh Meksikën me Guatemalën në Lumin Suchiate dhe që e kaluan natën duke fjetur aty, nuk u është lejuar të hyjnë në Meksikë.

Disa emigrantë duke kaluar telat me gjemba hynë në zonën asnjanëse, ku u përballën me ndërhyrjen e forcave të sigurisë së Meksikës.

Policia ndërhyri me gaz lotsjellës ndaj personave që hidhnin gurë ndaj tyre.  

Edhe disa prej emigrantëve nga Hondurasi u hodhën në Lumin Suchiate për të kaluar me anën e Meksikës.

Autoritetet meksikane kishin bërë të ditur se disa prej emigrantëve ndër të cilët ka edhe gra, fëmijë dhe të moshuar, që mbajnë dokumente të vlefshme do të lejoheshin të hynin në vend në mënyrë të përshtatshme me rregullat.  



Lajme të ngjashme