Ku është kufoma e Jamal Khashoggi?

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Ku është kufoma e Jamal Khashoggi?

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

18 ditë më pas, autoritetet saudite dhanë deklarata ku u pranua se Khashoggi ka vdekur si pasojë e një grindjeje që kishte ndodhur në konsullatë.

Ndërkaq të gjithë që ndjekin zhvillimet në lidhje me rastin që nga dita e parë pyesin “Ku ndodhet kufoma e Khashoggi?”.

Deklaratat që vijnë nga sauditët në lidhje me vdekjen e Khashoggi, nuk e kanë ndriçuar rastin se si ka ndodhur ngjarja ndërkaq nuk përmbajnë ndonjë përgjigje as në lidhje me atë se ku ndodhet kufoma e Khashoggi.

Aktivistët, shkrimtarët dhe gazetarët të cilët merren me rastin e vrasjes së Khashoggit, duan të dinë se ku ndodhet kufoma e tij.

Aktivisti i njohur nga Egjipti, Wael Ghonim thotë se “Në çdo vend të botës, në mendjen dhe zemrën e shumicës së njerëzve do të jetojë kujtimi i dëshmorit të mendimit Khashoggi”.

Ai shprehu dëshirën që njerëzit e mençur në Mbretërinë Saudite të kuptojnë rëndësinë e dënimit të të gjithëve pa bërë dallim nëse janë të nivelit të lartë, të cilët kanë marrë pjesë, kanë planifikuar dhe miratuar këtë krim brutal.

Ndërsa gazetarja libaneze Necla Ebu Mera theksoi joseriozitetin e deklaratës nga autoritetet saudite me ç'rast parashtron pyetjen: “Nëse ka vdekur si pasojë e një grindjeje, ku është kufoma e tij?".

Gjithashtu edhe gazetarja nga Bahreini, Nezihe Said është e të njëjtit mendim se është detyrueshme që të jepet një përgjigje në lidhje me atë se ku ndodhet kufoma e Khashoggit. Ajo thotë se për vendosjen e drejtësisë nuk mjafton vetëm që mbreti i Arabisë Saudite Salman bin Abdulaziz të largojë nga detyra zyrtarët sauditë pas vrasjes së Khashoggit. (AA)

 


Lajme të ngjashme