Trump: I kemi kërkuar Turqisë regjistrimet audiovizuale (nëse ka) për Khashoggi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Drump tha se kanë kërkuar nga Turqia materialet audiovizuale nëse ka në lidhje me zhdukjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Trump: I kemi kërkuar Turqisë regjistrimet audiovizuale (nëse ka) për Khashoggi

Pyetjeve të gazetarëve në lidhje me Khashoggi, Donald Trump iu përgjigj në Shtëpinë e Bardhë.

Në përgjigje të pyetjes “Qeveria turke thotë se disponon informacion zanor dhe pamor”, Trump tha: “Nëse i kanë (këto informacione), ne i kemi kërkuar ato”.

Kurse lidhur me një pyetjeje tjetër “Do të habiteshit nëse do të ketë regjistrime me përmbajtje audiovizive?”, Trump tha: “Jo, nuk jam i bindur se ekzistojnë apo jo, por edhe mund të ketë. Kur (Sekretari i Shtetit) Mike Pompeo të kthehet (nga Turqia në ShBA), do të marr nga ai një raport të gjithanshëm.”

Rreth 2 javë pas ngjarjes Trump e kishte dërguar Mike Pompeo në Arabinë Saudite.

Pas përfundimit të takimeve të nivelit të lartë në Riad, Pompeo kishte ardhur në Ankara, ku ishte takuar me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe ministrin e Punëve te Jashtme, Mevlut Çavusholu (Mevlüt Çavuşoğlu).

Gazetari dhe kolumnisti i gazetës amerikane “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili ka kontribuar edhe për gazetën “Al Watan”, një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë, u zhduk të martën më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll për të kryer disa procedura zyrtare.

 


Lajme të ngjashme